Bozhinovska – Lorkovski: E ardhmja energjetike varet nga reformat e shpejta

E ardhmja energjetike varet nga reformat e shpejta, konstatuan në takimin e sotëm në Shkup ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe drejtori i Sekretariatit të komunitetit të energjisë, Artur Lorkovski.
Takimi, siç kumtoi Ministria, është mbajtur në prag të sfidave të reja të lidhur me harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet evropiane energjetike, integrimit të mëtejshëm të tregut të energjisë të RMV-së në tregun rajonal dhe evropian, si dhe hapat e ardhshëm në reformat në sektorin energjetik.
Ministrja Bozhinovska e theksoi përkushtimin e vendit në harmonizimin e politikave kombëtare energjetike me standardte evropiane.
“Rregulla të qarta dhe parashikueshmëri – ky është çelësi për një sektor të qëndrueshëm dhe konkurrues të energjisë. Po punohet për zgjidhje ligjore që do të ofrojnë siguri për investitorët, do të përshpejtojnë procesin e tranzicionit energjetik dhe do të garantojnë zhvillim të qëndrueshëm, theksoi ministrja.
Bozhinovska theksoi se reformat në sektorin energjetik janë një nga prioritetet kryesore të Ministrisë. Në këtë kontekst, informoi se propozim-ligji për Energjinë është vendosur në Regjistrin e vetëm kombëtar të rregulloreve (ENER), duke mundësuar konsultimin publik për finalizimin e tij.
Lorkovski, siç është theksuar në kumtesë, është shprehur i kënaqur me transparencën e procesit.
Në takim u theksua rëndësia e zbatimit të përshpejtuar të pakos së integrimit të energjisë elektrike, e cila do të mundësojë parashikueshmëri më të mirë të tregut, optimizim të kapaciteteve transmetuese ndërkufitare dhe stabilizim të çmimeve.
Lorkovski e konfirmoi përkushtimin e Komunitetit të Energjisë në mbështetjen e proceseve reformuese në vend, duke theksuar se harmonizimi i rregulloreve me direktivat e BE-së është kyç për integrimin më të shpejtë të tregut energjetik të RMV-së në rrjedhat më të gjera rajonale dhe evropiane.