Bozhinovska-Kavahara: Thellim i bashkëpunimit për ardhmëri të sigurt dhe të qëndrueshme energjetike

Bozhinovska-Kavahara: Thellim i bashkëpunimit për ardhmëri të sigurt dhe të qëndrueshme energjetike

Thellimi i bashkëpunimit bilateral në sektorin energjetik, si dhe projekte të përbashkëta të lidhura me tranzicionin e gjelbër ishin tema të bisedës në takimin e sotëm mes ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe ambasadores së Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Secuko Kavahara.

Në takimin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të korporatës japoneze ITOÇU (ITOCHU), një nga kompanitë udhëheqëse dhe më të renomuara në Japoni, e njohur sipas aktiviteteve të saj investuese dhe ekspertizës në projekte energjetike dhe industriale. ITOÇU është kompani serioze me prani globale, e cila tregon interes për tregun e Maqedonisë së Veriut dhe potencialet për transformim të gjelbër energjetik në vend.

Siç informojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ministrja Bozhinovska tha se vendi i ynë është i përkushtuar në ndërmarrjen e hapave konkrete ndaj ardhmërisë së qëndrueshme, të sigurt dhe inkluzive energjetike. Ajo e vlerësoi përkrahjen nga ana japoneze si të rëndësishme për sigurimin e pavarësisë dhe qëndrueshmërisë energjetike.

Të dy palët e kanë konfirmuar nevojën për përforcimin e pozitës së Maqedonisë së Veriut në hartën energjetike globale si partner kredibil dhe të besueshëm në tranzicionin botëror ndaj energjisë së gjelbër. Në fund, u konkludua se bashkëpunimi në sferën e reformave energjetike dhe projekteve infrastrukturore do të vazhdojë në të ardhmen.

MARKETING