Botërori “made in USA”/ Nga data 14 qershor deri më 13 korrik luhet “Botërori i Klubeve”

“Ladies and gentlemen, attention please”. Zonja dhe zotërinj, kërkohet vëmendja juaj, pasi e gjithë bota e futbollit drejton sytë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
MARKETING
Nga data 14 qershor deri më 13 korrik do të zhvillohet Botërori për Klube, për herë të parë me një format të zgjeruar dhe me një stil “Made in USA”, në formë dhe përmbajtje.
32 skuadrat më të mira të globit do të ndahen në tetë grupe nga katër. Dy më të mirat e secilit grup do të vazhdojnë turneun, ndërsa më pas me sistem eliminimi do të shkohet deri te finalja e madhe.
Tetë qytete do të presin ndeshjet e Botërorit të Klubeve, duke nisur nga ajo hapëse në Miami, ndërsa stadiumet e tjerë do të jenë në Atlanta, Charlotte, Cincinati, Nashville, Neë Jersey dhe Orlando.
FIFA pret një kompeticion spektakolar, ndërsa për të joshur klubet pjesmarrës do të shpërndajë tek ata 1 miliard dollarë.
Sigurisht, skuadra që do të ngrejë për herë të parë këtë trofe do të marrë edhe copën më të madhe të tortës së shpërblimeve, duke arkëtuar 125 milion dollarë.
Ky është një rekord më vete, ashtu sit ë tjerë që FIFA kërkon të vendosë sa I përket numrit të tifozëve në stadiume, por edhe teleshikusëve në mbarë botën.
Por jo gjithçka po shkon sipas parashikimeve.
Politikat shtrenguese me emigracionin dhe vizat kanë ndikuar drejtpërdrejt në shitjen e biletave. Për këtë arsye, FIFA ka ulur ndjeshëm çmimin deri në 6.5 dollar për një biletë në varësi të ndeshjes.