Botëror i veçantë, 17 përfaqësuese kanë siguruar biletën – Dy prej tyre e kanë për herë të parë

Botëror i veçantë, 17 përfaqësuese kanë siguruar biletën – Dy prej tyre e kanë për herë të parë

Botërori i vitit të ardhshëm do të jetë mjaft i veçantë. Për herë të parë në histori do të pritet nga tre vende, ndërsa numri i skuadrave pjesëmarrëse është 48. Edhe ky një format i ri.

Kanadaja, Meksiko dhe SHBA e kishin siguruar biletën e tyre pa filluar kualifikueset, si shtete organizatore. Deri tani janë njohur edhe 14 përfaqësuese të tjera.

Maroku ishte skuadra e fundit që u kualifikua zyrtarisht. Japonia, që qëndron si e kualifikuara e parë përmes grupeve, është ndjekur nga Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Korea e Jugut, Jordania, Australia, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Kolumbia dhe Paraguai.

Dy përfaqësuese do e kenë paraqitjen e parë. Bëhet fjalër për Uzbekistanin dhe Jordanin. Brazili është përfaqësuesja me më tepër paraqitje, pikërisht 23.

MARKETING