‘Bota në fokus’: Si u bë industria e mbrojtjes e Türkiyes forcë globale?

‘Bota në fokus’: Si u bë industria e mbrojtjes e Türkiyes forcë globale?
TRTWorld

Në vitin 2002 kur për herë të parë fitoi shumicën në parlament partia AKP e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, asnjë ndërmarrje turke nuk figuronte në listën e 100 firmave më të mëdha për prodhimin e armëve. Meqenëse zhvillimi i industrisë ushtarake është një element shumë i rëndësishëm në pozicionimin e shteteve në arenën ndërkombëtare, Turqia nga viti 2002 i është qasur me shumë seriozitet kësaj lëmie. Në vitin 2006 në listën e revistës amerikane për çështje të armatimit “Defense News” për herë të parë u radhit një kompani turke, Aselsan.

Më 2012 pasoi kompania e dytë , Tusas dhe, që nga 2017 për çdo vit kësaj liste i është shtuar nga një kompai turke. Dhe, sot në listë gjenden shtatë kompani turke për prodhimin e armëve. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Kina janë të përfaqësuara me më shumë kompani në këtë listë. Prodhuesit më të mëdhenj të armëve janë ndërmarrje shtetërore. Firmat si Aselsan, Tusas, Roketsan dhe Havelsan i takojnë Fondacionit të Ushtrisë së Turqisë (TSKGV) të themeluar më 1987.

Një kohë të gjatë Turqia nuk kishte as mundësi, as interes të prodhojë armë. Kjo situate ndryshoi pas konfliktit në Qipro më 1974 dhe vendosjes së sanksioneve amerikane kundër Turqisë. Në universitete u hapën degët e inxhinierisë, me qëllim që të përgatitet personeli për industrinë e armatimit. Tre vjet pasi junta ushtarake dorëzoi pushtetin, kryeministri i atëhershëm Turgut Ozal më 1983 solli në Turqi montimin e avionëve luftarakë amerikanë F16, më 1985 u themelua Ministria për armatim. Në krye të ndërmarrjeve u emëruan gjeneralë të pensionuar dhe u angazhuan inxhinierë të rinj. Nën qeverisjen e AKP-së u angazhuan në Turqi edhe ekspertë turq që kishin bërë karrierë në botën e jashtme.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING