‘Bota në fokus’: Revolta arabe dhe tradhëtia britanike

‘Bota në fokus’: Revolta arabe dhe tradhëtia britanike

Kur Perandoria Osmane dëshpërimisht luftonte të shpëtojë çfarë të mundet në luftën e Parë Botërore në përballjen e saj me shtetet e Antantës, britanikët do t’i hapnin edhe një front tjetër, madje shumë të dhimbshëm.

Revolta Arabe, me ndihmën britanike, do ta ndryshojë përgjithmonë realitetin gjeografik në këtë pjesë të globit e poashtu edhe raportin mes dy popujve islam, turqëve dhe arabëve.

S’do mend se Revolta Arabe ishte rezultat i një pune më shumë se një shekullore mbritanike në këtë rajon për të ndryshuar perceptimin e arabëve kundrejt osmanëve nëpërmjet ideologjive fetare, e rol të veçantë në këtë çarje ka luajtur lëvizja Vehabite.

Gjithashtu, nuk mund të anashkalohet se edhe vetë osmanët kanë kontribuar dukshëm në armiqësimin me popujt muslimanë të perandorisë, veçanërisht atëherë kur shteti i së drejtës u rrënua dhe u korruptua çdo pore e perandorisë. Ngjashëm si çdo perandori, edhe osmanëve fundi u erdhi nga vetja.

Revolta Arabe nisi më 10 gershor 1916, kur forcat fisnore të Sherifi Husejnit, mbrojtësit të Mekës dhe Medinës, sulmuan Garnizonin osman në Mekë.

Situata e krijuar në Stamboll kur forcat e moderuara osmane të KBP-së morën pushteti dhe e shfronësuan Abdulhamiditn II, ishte sinjali i parë i distancimit të arabëve nën Sherif Husejnin nga Perandoria Osmano-Islame.

Dhe sigurisht që Britania do e shfrytëzonte këtë moment për t’i nxitur arabët në luftë të armatosur kundër osmanëve, duke i ndihmuar me pajisje dhe armatim.

Në korrespodencat e Husejnit me gjeneralët britanikë, atij ju premtua një shtet i madh arab që përfshinte gjith trojet arabishtfolëse dhe uslimane, por britanikët e tradhëtuan Husejnin dhe tokat arabe pas përfundimit të luftës i ndanë mes vete.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING