‘Bota në fokus’ – Pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme rriten ndjeshëm

‘Bota në fokus’ – Pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme rriten ndjeshëm

Sot, në dekadën e tretë të shekullit XXI kur qasja në ushqim realisht mund të themi se është më e lehtë, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është më i thellë se kurrë dhe, ky trend vetëm vazhdon të rritet, pavarësisht programeve të OKB-së për të çrrënjosur urinë në tërë botën.

Pasiguria ushqimore, problemi për qasje në ujë të pijshëm, ndryshimet klimatike, konfliktet e aramtosura dhe luftërat, janë faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e numrit të të varfërve në botë e nga ana tjetër poashtu ndikojnë në rritjen e numrit të milionerëve dhe miliarderëve.

Imagjinoni vetëm në BE gati 20 milionë fëmijë po përballen me varfërinë, e të mos flasim për Afrikën ku 59 milionë fëmijë po vuajnë mungesën e ushqimit, ose, të themi, nuk kanë çfarë të hanë.

Që nga viti 2020, një për qind e më të pasurve kanë kapur pothuajse dy të tretat e të gjithë pasurisë së re, që është gati dy herë më shumë para se 99% e popullsisë së botës. Rreth 60% e vendeve me të ardhura të ulëta kanë një nivel të lartë të krizës së borxhit. Prandaj ekspertët bëjnë thirrje për veprim urgjent ndërkombëtar, duke përfshirë anulimin e shlyerjes së borxhit për vendet më të varfra.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING