‘Bota në fokus’: Kufinjtë e çuditshëm në Europë!

‘Bota në fokus’: Kufinjtë e çuditshëm në Europë!

Kufijtë janë një nga konceptet gjeopolitike përcaktuese të botës moderne – që ndan vendet dhe njerëzit, të krijuar përmes konfliktit dhe bashkëpunimit, të diskutuar në çdo mënyrë të mundshme. Në disa vende, kufijtë përfaqësojnë një konvergjencë unike ose veçori të pazakontë të topografisë ose thjesht injorojnë njerëzit përreth tyre. Dhe, secili ka një histori.

Labirinthi më i madh i shkurreve në Europë ndodh gjithashtu të jetë një vend qendror takimi për Holandën, Belgjikën dhe Gjermaninë. Vija kufitare mes Holandës dhe Belgjikës e pret përgjysmë një shtëpi ndërsa banorët e saj kuzhinën e kanë në Holandë e dhomën e ditës në Belgjikë. Pastaj kemi hotelin Arbez, gjysma e të cilit është në Zvicër e gjysma në Francë, pra, nëse je vizitorë në këtë hotel, për të pirë një pije në barin e hotelit duhet të shkosh në Francë, ndërsa gjumin e bën në Zvicër. Ka shumë kufi të pazakontë në gjithë Evropën, në SHBA e në gjithë botën, por gjithsesi secili prej tyre është histori më vete.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING