‘Bota në fokus’: Ishujt Faroe, vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

‘Bota në fokus’: Ishujt Faroe, vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz
Gasadalur village and its iconic waterfall, Vagar, Faroe Islands, Denmark. Long exposure.

Ishujt Faroe, kur e dëgojmë këtë emër për herë të parë, mendja na shkon në ndonjë vend në Afrikë ose Lindjen e largët, andej kah Malajzia apo Indonezia. Por jo, Ishujt Faroe gjenden në Kontinentin e Evropës, shumë afër Mbretërisë së Bashkuar dhe Gadishullit Skandinavik. Sipas të dhënave historike, ishujt që në shekullin V kanë qenë të banuar nga britanikët dhe islandezët e më pas kur vikingët, të njohur si mjeshtër të lundrimit, zbulojnë këtë tokë pjesllore, e pushtojnë atë dhe vendosen aty. Ishujt kanë një sipërfaqe prej 1400 km katrorë dhe një popullsi prej jo më shumë se 54000 banorë.

Edhe pse janë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, Ishujt Faroe kanë qenë të vetëqeverisur që nga viti 1948, duke kontrolluar shumicën e zonave përveç mbrojtjes ushtarake , policisë , drejtësisë , monedhës dhe punëve të jashtme. Për shkak se Ishujt Faroe nuk janë pjesë e së njëjtës zonë doganore si Danimarka, kanë një politikë të pavarur tregtare dhe mund të krijojnë marrëveshje tregtare me shtete të tjera. Në Këshillin Nordik, ata përfaqësohen si pjesë e delegacionit danez. Në disa sporte, si në futboll, Ishujt Faroe kanë ekipet e tyre kombëtare. Ata nuk u bënë pjesë e Komunitetit Ekonomik Evropian në vitin 1973, përkundrazi ruajtën autonominë mbi ujërat e tyre të peshkimit.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING