‘Bota në fokus’: Houthi-t, arabët, Izraeli dhe SHBA-ja

‘Bota në fokus’: Houthi-t, arabët, Izraeli dhe SHBA-ja

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar nisjen e një force shumëkombëshe për të mbrojtur tregtinë në Detin e Kuq pasi sulmet nga rebelët Houthi të Jemenit detyruan të paktën një duzinë linjash detare të pezullojnë operacionet.

Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndryshuar në mënyrë efektive një pjesë të konsiderueshme të tregtisë globale duke detyruar kompanitë e mallrave të lundrojnë rreth Afrikës, duke imponuar kosto më të larta dhe vonesa për furnizimin e energjisë, ushqimit dhe mallrave të konsumit.

Rreth 12 për qind e tregtisë globale kalon përmes Detit të Kuq, i cili lidhet me Detin Mesdhe nëpërmjet Kanalit të Suezit, duke përfshirë 30 për qind të trafikut të kontejnerëve.

Avdi Bakiju / SHENJA/

MARKETING