‘Bota në fokus’: Efekti ‘Gaza’ po lëkund edhe ‘fronin’ e Bidenit?!

‘Bota në fokus’: Efekti ‘Gaza’ po lëkund edhe ‘fronin’ e Bidenit?!

Ndërsa komuniteti ndërkombëtar mblidhet për t’i dhënë fund fushatës së bombardimeve të rënda të Izraelit në Gaza, për të dënuar çdo dhunë kundër civilëve dhe për të siguruar një armëpushim, SHBA-ja përmes vetos gjithmonë ka penguar çdo përpjekje për ta bërë këtë.

Kjo ka irrituar shumë opinionin në mbarë botën dhe në rrjetet sociale gjejmë qindra video ku shfaqen standardet e dyfishta në politikën e jashtme amerikane.

Kjo qasje prej hipokriti, të vajtosh agresorin dhe të fajësosh viktimën, ka njollosur imazhin dhe besueshmërinë e SHBA-së në mbarë botën. Ndërsa nuk ka lënë pa e dëmtuar edhe politikën e brendshme amerikane.

Një pjesë e madhe e amerikanëve janë kundër qëndrimeve pro izraelite sa i përket luftës në Gaza ndërsa mbështetja popullore për Bidenin ka rënë si asnjëherë më parë.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING