‘Bota në fokus’: Çfarë ka ‘gjetur’ Izraeli në spitalin Al-Shifa në Gaza?

‘Bota në fokus’: Çfarë ka ‘gjetur’ Izraeli në spitalin Al-Shifa në Gaza?

Në ditët përpara bastisjes, Izraeli këmbënguli që Hamasi po operonte brenda tuneleve nëntokësore nën spitalin al-Shifa. Izraeli gjithashtu pretendoi se spitali ishte një qendër komandimi dhe post ushtarak për Hamasin.

Pretendimet e Izraelit u mbështetën gjithashtu nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili akuzoi Hamasin për kryerjen e krimeve të luftës duke mbajtur selinë e tij ushtarake nën spital.

Megjithatë, një javë pas fillimit të bastisjes, ushtria izraelite nuk ka treguar prova as të tuneleve të drejtuar nga Hamasi dhe as të një qendre komanduese ushtrake nën spital.

Mustafa Barghouti, sekretari i përgjithshëm i Iniciativës Kombëtare Palestineze, tha se ajo që Izraeli kishte treguar në videot nga spitali al-Shifa deri më tani, mund të ishte montuar lehtësisht nga vetë ushtria.

“Gjithçka që ata kanë treguar është një kallashnikov dhe një kompjuter portativ që mund ta vendosnin me lehtësi dhe të pretendonin se u gjet atje”, tha Barghouti për Al Jazeera.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING