‘Bota në fokus’: 20 vjet nga pushtimi i Irakut, shihet vetëm një shtet i rrënuar

‘Bota në fokus’: 20 vjet nga pushtimi i Irakut, shihet vetëm një shtet i rrënuar

Mesopotamia (Iraku i sotshëm) ka qenë gjithmonë një vend ku fantazitë perandorake janë shuar. Më 19 mars ishete përvjetori i 20 i pushtimit të Irakut nga Amerika dhe aleatët e saj. Por, gjithashtu është edhe 2354 vjetori i disfatës së Akamenidëve nga Aleksandri i Madh në Betejën e Gaugamelës; është 1660 vjetori i humbjes dhe vdekjes jashtë Samarrës të perandorit romak Julian nga duart e sasanëve; 879 vjetori i rënies së shtetit kryqtar Edessa nga duart e Nuruddin Al-Zengit; dhe 106 vjetori i marrjes së Bagdadit nga osmanët nga gjenerali britanik Stanley Maude, më saktë më 11 mars.

Pra, kjo tokë është dëshmitare e shumë civilizimeve të lashta dhe përplasjeve të kombeve për ta oztëruar apo kontrolluar atë. Ajo që kërkon vëmendje është pushtimi amerikan i Irakut në mars të vitit 2003. Me pretendimin se Sadam Huseini posedonte armë të rrezikshme, SHBA-ja filloi pushtimin e Irakut, por ato armë nuk u gjetën kurrë. Deri sot, qindra mijëra civilë kanë vdekur, mbi 4 milionë irakianë enden nëpër botë si refugjatë, janë shkatërruar qytetet të tëra, ndarjet sektare janë thelluar, krijimi i milicive të ndryshme solli edhe formimin e ISIS-it dhe Iraku sot është një shtet i brishtë i shkatërruar ekonomikisht. Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING