‘Bota në fokus’: 160 milionë fëmijë të detyruar të punojnë. Pse?! (VIDEO)

‘Bota në fokus’: 160 milionë fëmijë të detyruar të punojnë. Pse?! (VIDEO)

Sot bota numëron mbi 160 milionë fëmijë të cilët janë të detyruar të punojnë, duke filluar nga mosha 8 deri në 18 vjeç. Kështu thotë raporti i Organizatës Ndërkombëtare të Punës për gjendjen e fëmijëve në botë. Raporti vë në dukje arsyet që i detyrojnë fëmijët të punojnë dhe rajonet prej nga vijnë.

<span;>Sipas OKB-së në vitin 2000 gati 250 milionë fëmijë kanë qenë të detyruar të punojnë, shifër kjo që deri në vitin 2019 gati është përgjysmuar, por jo në nivelin e kënaqshëm pasi edhe pse në gjithë botën puna për fëmijët është e rregulluar ligjërisht, vendet ku nuk sundon ligji vazhdojnë të mos i vënë në përdorim dispozitat ligjore për mbrojtjen e fëmijëve.

E kemi rastin në Bolivi ku fëmijët punojnë madje edhe në miniera për të paguar borxhet e prindërve të tyre.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING