Boston triumfon jashtë fushe, Denver turpërohet në shtëpi

Boston triumfon jashtë fushe, Denver turpërohet në shtëpi

Boston Celtics ka korrur fitoren e tij të dytë sezonale në NBA, duke mundur 122-102 Washington.

Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dalluan Brown me 27 pikë e Tatum me 25 pikë e 11 rebound.
Vendimtar edhe stoli për miqtë, nga ku erdhën 44 pikë.
Fitoren e parë arriti Dallas, që mundi 120-109 San Antonio në derbin teksan.

Luka Doncic me 28 pikë e 10 rebound ishte më i miri në fushë, mbështetur edhe nga Klay Thompson, që realizoi 22 pikë në debutimin e tij me Mavericks.

Fitore në sekondat e fundit jashtë fushe arriti ekipi i Minnesota, që mundi 117-115 Sacramento.

Ndeshje e vendosur nga 65 pikët e dyshes Randle-Edwards. Zhgënjen Denver, që në fushën e tij u mund thellë 102-87 nga Oklahoma.

Rezultatet

Washington – Boston 102-122

Dallas – San Antonio 120-109

Denver – Oklahoma 87-102

Sacramento – Minnesota 115-117

MARKETING