Borrell: Nëse nuk ka shtensionim të situatës do të ketë pasoja

Borrell: Nëse nuk ka shtensionim të situatës do të ketë pasoja

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell sërish ka folur sot për shtensionimin e situatës në veri dhe paralajmërimet për masa.
Borrell para samitit të liderëve të BE-së tha se do të kërkojë mbështetjen e tyre për të vazhduar me presion në mënyrë që të shmanget deeskalimi dhe të kthehen në normalitet.

“Do t’i njoftoj liderët për gjithë punën e këtyre ditëve dhe do të kërkoj mbështetjen e tyre për të vazhduar me presion ndaj tyre në mënyrë që të shmanget deeskalimi dhe kthimin në normalitet.

Shtetet anëtare kanë vendosur që masat duhet të ndërmerren, ekonomikisht dhe politikisht në mënyrë që t’u bëhet e qartë se nëse nuk kontribuojnë për shtensionim vjen me një kosto”, tha ai.
Ndryshe, të enjten dhe të premten do të mbahet samiti i liderëve të BE-së ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

MARKETING