Borrell: Në tavolinë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, shpresoj për një qasje konstruktive mes dyja palëve

Borrell: Në tavolinë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, shpresoj për një qasje konstruktive mes dyja palëve

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas nisjes së takimit me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Në një shkrim në Twitter, Borrell ka thënë se në takimin e nivelit të lartë, në rend dite për diskutim është propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai tha se shpreson në qasje konstruktive mes dyja palëve.

“I urova mirëseardhjen kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në Bruksel – për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd – Prishtinë. Në rendin e ditës: Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të dy palët”, ka thënë Borell.

MARKETING