Borë në Pehçevë dhe Berovë, mjegull në Strazhë, Gjavatë dhe Krushevë
Reshje të dobëta të borës ka në akset rrugore Pehçevë-Obozna-Berovë dhe Suvi Laki, i cili për momentin nuk qëndron mbi rrugë. Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës deri në 100 metra ka në qafat malore Strazhë-Gjavatë dhe Krushevë, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në disa akse rrugore që kalojnë nëpër qafat malore dhe gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla.
NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës rrugore të vendosur, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e kujdestarisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.

