Borë me intensitet mesatar në Kodër të Diellit, komunikacioni nëpër rrugë të lagështa

Borë me intensitet mesatar në Kodër të Diellit, komunikacioni nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa, informojnë sot nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nga ndërmarrja theksojnë se reshje të borës me intensitet mesatar vërehen në Kodër të Dielit, të cilat për momentin nuk paraqesin pengesë për komunikacionin.

Në disa drejtime rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve të dheut.

NP “Rrugët e Maqedonisë bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të ssinjalizimit të vendosur rrugor, si dhe adaptim të shpejtësisë sipas kuhsteve në rrugë.

Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore të jenë të kalueshme. Informata më të hollësishme, pjesëmarrësit në trafik mund të marrin në telefonin kujdestar 02 25 61 502.

MARKETING