Bora paralizon Kroacinë: Rrugët mbulohen me borë, trafiku bllokohet në disa pjesë të vendit

Bora paralizon Kroacinë: Rrugët mbulohen me borë, trafiku bllokohet në disa pjesë të vendit

Kroacia ka lëshuar një alarm të kuq moti për të gjithë vendin shkaku i erës, borës dhe akullit.

Për shkak të kësaj, një pjesë e mirë e rrugëve është e mbyllur për qarkullim dhe është plotësisht e pamundur të lëvizësh.

Sipas parashikimit të fundit të Institutit Hidrometeorologjik Kroat, sot borë raportohet se do të bjerë në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në rajonet lindore dhe malore.

Nga ana tjetër do të ketë reshje shiu në zonat bregdetare, veçanërisht në jug, ku do të ketë reshje shiu me bubullima, shkruan index.hr.

Temperatura më e lartë ditore e ajrit është përgjithësisht minus dy deri në tre, në Adriatik nga pesë deri në 10 gradë Celsius.

Gjithashtu, ka gjithnjë e më shumë probleme në trafik. Për momentin, kamionët po hasin në vështirësi të mëdha gjatë lëvizjes.

Ndryshe, borë pritet të bjerë herë pas here në Sllavoni, Baranja, Gorski Kotar, Lika dhe një pjesë të Dalmacisë (është e mundur që rrugët të mbulohen me akuj).

 

MARKETING