Bora e pastron ajrin në Shkup
Bora që ka rënë në Shkup dje dhe sot, e ka pastruar ajrin në kryeqytet.
Të dhënat më të fundit të përditësuara nga faqja e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit IQAir, Shkupin e rendit e 73-ta në botë me indeks prej 53.
Shkupi në fillim të këtij viti ishte ndër 10 qytetet më të ndotura në botë dhe i pari në Evropë.
Sipas një raporti të fundit të Komisionit Evropian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Maqedonia është ndër vendet më të prekura nga ndotja e ajrit, që do të thotë se ka më shumë vdekje si pasojë e ajrit të ndotur.