Blinken: Vendet arabe nuk duan ta rindërtojnë Gazën nëse ajo do të rrafshohet

Blinken: Vendet arabe nuk duan ta rindërtojnë Gazën nëse ajo do të rrafshohet

Vendet arabe nuk janë të prirura të ndihmojnë në rindërtimin e Gazës nëse rajoni sërish do të rrafshohet, ka thënë Sekretari i Shtetit i SHBA-së.

Antony Blinken ka theksuar se kishte një “ekuacion të ri” në Lindjen e Mesme, ku fqinjët arabë dhe myslimanë duan ta integrojnë Izraelin në rajon, por janë të përkushtuar për krijimin e një shteti palestinez.

Ai tha se si shtetet arabe ashtu edhe Uashingtoni besojnë se derisa të trajtohet kjo çështje, as Izraeli dhe as rajoni nuk do të kenë paqe, stabilitet dhe siguri.

“Duhet të zgjidhni çështjen palestineze”, tha Blinken për CNBC, raporton skynews.

“Vendet arabe po e thonë këtë… Shikoni, ne nuk do të hyjmë në biznesin, për shembull, të rindërtimit të Gazës, vetëm për ta rrafshuar sërish pas një viti apo pesë viteve dhe më pas do të na kërkohet ta rindërtojmë atë”.

“Ju tani jeni në një pozitë, ku, përsëri, vendet arabe, duke përfshirë Arabinë Saudite, janë të përgatitura të bëjnë gjëra pozitive në marrëdhëniet e tyre me Izraelin që nuk ishin të përgatitur t’i bënin kurrë më parë”, shtoi ai.

Vetëm një javë më parë, Blinken solli një marrëveshje të përafërt me Izraelin, ku fqinjët do të ndihmonin në rehabilitimin e Gazës dhe do të vazhdonin integrimin ekonomik me Izraelin, por vetëm nëse izraelitët do të lejonin të krijohej shteti i pavarur palestinez. /Telegrafi/

 

MARKETING