Blinken thekson nevojën për depërshkallëzim të situatës në veri dhe kthim në dialog

Blinken thekson nevojën për depërshkallëzim të situatës në veri dhe kthim në dialog

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar që ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai ka theksuar nevojën për depërshkallëzim të situatës në veri të vendit si dhe kthim të menjëhershëm në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Sot fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të nxitur de-përshkallëzimin në veri të Kosovës dhe një kthim të menjëhershëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, ka shkruar ai në Twitter.
Ai gjithashtu ka thënë se e ka mirëpritur lirimin e tre policëve të Kosovës./KosovaPress

MARKETING