Blinken dhe homologu i tij francez diskutojnë për Ga’zën dhe Lib’anin
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken diskutoi për përfundimin e sulmeve në Gaza dhe Liban në takimin me homologun francez Jean-Noel Barrot, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se Blinken në takimin që zhvilloi me homologun e tij francez Barrot, foli për çështjen e gjetjes së një zgjidhjeje diplomatike për problemin aktual në Liban.
Gjatë takimit, dyshja theksoi rëndësinë e çështjeve për përfundimin e sulmeve në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve si dhe diskutuan nevojën për rritjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
Blinken dhe Barrot gjithashtu nënvizuan vendosmërinë e përbashkët për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën dhe për mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të mbrojtur lirinë e saj dhe për të arritur fitore.