Blerant Ramadani takohet me banorët e Bukoviqit: Zgjedhjet janë referendum për dinjitetin shqiptar

Blerant Ramadani takohet me banorët e Bukoviqit: Zgjedhjet janë referendum për dinjitetin shqiptar

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani, zhvilluan një takim me banorët e fshatit Bukoviq, ku u pritën ngrohtësisht nga komuniteti vendas.

“Në Bukoviq u mirëpritëm nga banorë fisnikë dhe bujarë, të cilët vazhdimisht dëshmojnë dashurinë dhe besimin e tyre në vizionin tonë,” u shpreh Ramadani pas takimit.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se këto zgjedhje përfaqësojnë një referendum për dinjitetin shqiptar, duke shtuar se zhvillimi i Komunës së Sarajit do të jetë prioriteti kryesor i mandatit të tij.

Për banorët e Bukoviqit, Ramadani premtoi tri projekte konkrete:

  • Furnizimin me ujë të pijshëm, si një nevojë jetike,

  • Ndërtimin e një salle moderne sportive për të rinjtë,

  • Realizimin e një rruge alternative Bukoviq – Llaskarc, që do të mundësojë një lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt me pjesët tjera të komunës.

Gjatë takimit, u dëgjuan gjithashtu edhe propozime të tjera nga vetë banorët, të cilat, sipas Ramadanit, do të merren parasysh në hartimin e planeve zhvillimore.

“Me përkushtim, vizion dhe projekte konkrete, do ta kthejmë këtë besim në vepra gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar,” theksoi kandidati i AKI-së, duke përmbyllur takimin me mesazhin e unitetit dhe bashkëpunimit: #Bashkë #AKI #Saraj

MARKETING