Bislimi: Komunës së Studeniçanit i mungojnë edhe gjërat më elementare, banorët e zonave malore po shpërngulen

Bislimi: Komunës së Studeniçanit i mungojnë edhe gjërat më elementare, banorët e zonave malore po shpërngulen

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se komuna përballet me ngecje të mëdha në zhvillim dhe mungesë të kushteve bazë për jetesë.

“Komuna e Studeniçanit ka ngecje të theksuara. Flasim për mungesë të gjërave elementare. Nuk është fjala vetëm për fshatrat më të mëdha si Studeniçan, Batincë apo Moranë, por gjendja është edhe më e rëndë në fshatrat malore. Ato janë lënë pas dore për vite me radhë, dhe për shkak të kushteve të rënda të jetesës dhe mungesës së investimeve, një pjesë e banorëve kanë filluar të shpërngulen,” theksoi Bislimi.

Ai shtoi se situata aktuale kërkon një qasje të re dhe më të përgjegjshme nga institucionet komunale për të frenuar shpërnguljen dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës në të gjitha vendbanimet e Komunës së Studeniçanit. /SHENJA/

MARKETING