Bisedë telefonike Osmani – Lavrov: Të ndalet lufta dhe të tërhiqen forcat ruse nga Ukraina

Bisedë telefonike Osmani – Lavrov: Të ndalet lufta dhe të tërhiqen forcat ruse nga Ukraina

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov.

Gjatë bisedës, Ministri Osmani trajtoi sfidat në rajonin e OSBE-së dhe ritheksoi përkushtimin e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut për respektimin e parimeve dhe angazhimeve themelore të OSBE-së. Në këtë kontekst, ai theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e ndalimit të agresionit, tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga Ukraina dhe respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Gjithashtu, ministrat Osmani dhe Lavrov shkëmbyen mendime edhe për çështjet më aktuale lidhur me funksionimin e OSBE-së.

MARKETING