Bisedë telefonike Erdoğan-Abbas, diskutohen sulmet e Izraelit ndaj Gazës

Bisedë telefonike Erdoğan-Abbas, diskutohen sulmet e Izraelit ndaj Gazës

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan foli në telefon me homologun e tij palestinez Mahmoud Abbas, me të cilin diskutuan sulmet izraelite ndaj Palestinës si dhe çështje rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Presidenti Erdoğan deklaroi se kriza humanitare në Gaza është thelluar me sulmet e reja të Izraelit dhe se palestinezët mund ta kapërcejnë këtë proces përmes unitetit, thuhet në një njoftim nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.

Türkiye do të vazhdojë përpjekjet e saj për të siguruar që zëri i Palestinës të dëgjohet në çdo platformë, ka thënë Erdoğan.

Presidenti turk ka uruar që populli palestinez të arrijë paqen dhe qetësinë sa më shpejt dhe i ka shprehur Abbasit urime me rastin e Fitër Bajramit.

MARKETING