Bilanci i Pep Guardiolës, 2 miliardë euro për 72 lojtarë

Bilanci i Pep Guardiolës, 2 miliardë euro për 72 lojtarë

Me afrimin e Mark Guehit, Sitit i është shtuar një tjetër lojtar i ardhur gjatë transferimeve të merkatos dimërore të janarit. Konkretisht, bëhet fjalë për transferimin numër 72 të Pep Guardiolës, përgjatë dhjetë sezoneve të tij me klubin.

Teksa tani ka një mesatare prej mbi shtatë lojtarësh në sezon. Për më tepër, shuma totale e shpenzuar është marramendëse: 2 miliardë euro që kur Pep arriti nga Bajern Munihu, më 1 korrik 2016. Xhek Grilish me 118 milionë euro është blerja më e shtrenjtë në epokën e trajnerit spanjoll.

Gjatë kohës së tij te Barcelona, Bajern Munihu dhe Mançester Siti, Guardiola kryeson gjithashtu renditjen e trajnerëve që kanë investuar më shumë në transferimet e lojtarëve gjatë historisë: 2.58 miliardë euro. Ai pasohet nga Hoze Murinjo (1.72 miliardë euro), Masimiliano Alegri (1.6 miliardë euro), Karlo Ançeloti (1.56 miliardë euro) dhe në fund, argjentinasi Diego Simeone (1.55 miliardë euro).

PANORAMASPORT.AL

MARKETING