Bilall Kasami viziton Renova dhe GreenProdukt për të nxitur bizneset lokale në Tetovë
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, në kuadër të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve, vizitoi dy ndërmarrjet e rëndësishme lokale, Renova dhe GreenProdukt, për t’u njohur nga afër me investimet, proceset e punës dhe stafin.
Kasami vlerësoi kontributin e Renovës në prodhimin e materialeve ndërtimore dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik që ka nisur që nga vitet ’90, duke e cilësuar si një shtyllë të rëndësishme të ekonomisë lokale. Ndërkohë, GreenProdukt u përmend si një shembull i industrisë ushqimore lokale, duke ofruar produkte të konservuara dhe përpunim të frutave dhe perimeve që ruajnë cilësinë dhe traditën.
“Si kryetar i Tetovës, përkushtimi im është të mbështes rritjen e bizneseve vendore, krijimin e vendeve të punës dhe bashkëpunimin për iniciativa që sjellin përfitime për familjet tona. Falënderoj pronarët dhe punonjësit për mikpritjen dhe angazhimin e tyre. Bashkë do të punojmë për një Tetovë më të fortë dhe më të zhvilluar,” deklaroi Kasami.

