Biden: Mbështetja e Ukrainës është “detyrim i botës”

Biden: Mbështetja e Ukrainës është “detyrim i botës”

Presidenti amerikan Xho Bajdeni në konferencën e sotme për shtyp, paralajmëroi se SHBA-ja do të dërgojë 31 tanke “Abrams” në Ukrainë. Ai bëri të ditur se këtë mëngjes ka biseduar me kancelarin gjerman Olaf Sholcin, presidentin francez Emanuel Makronin, kryeministrin britanik Rishi Sunakun dhe kryeministren italian Xhorxha Meloni për mbështetjen për Ukrainën.

“Sot po njoftoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë 31 tanke Abrams në Ukrainë, që është e barabartë me një batalion ukrainas”, tha ai. “Sekretari i Shtetit Lojdd Ostin e rekomandoi këtë hap sepse me këtë do të përforcohet kapaciteti i Ukrainës ta mbrojë territorin e saj dhe të arrijë qëllime strategjike”, tha presidenti amerikan.

Bajdeni theksoi se tanket “Abrams” janë tanket më të aftë në botë dhe ato janë, gjithashtu, jashtëzakonisht komplekse për t’u operuar dhe mirëmbajtur. “Do të thotë, Ukrainës po i ofrojmë pjesë dhe pajisje të nevojshme për mirëmbajtje efikase të këtyre tankeve në fushën e betejës.

Ai thotë se dërgimin e këtyre tankeve “do të nevojitet kohë”, por SHBA-ja do të kujdeset që trupat ukrainase të jenë “plotësisht të përgatitura” për të operuar me tanket.
Paraprakisht, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se do të dërgojë “Abrams” në Ukrainë, ndërsa SHBA-ja do të sigurojë trajnimin adekuat dhe pjesë të nevojshme për operativitet të tankeve.

MARKETING