Biden: Lufta gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme duhet të shmanget

Biden: Lufta gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme duhet të shmanget

Presidenti i SHBA, Joe Biden, thotë se një luftë e gjithanshme në Lindjen e Mesme duhet të shmanget.

Duke folur me gazetarët në një bazë të forcave ajrore në Delaware, ai thotë se do të fliste me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, por nuk tha se kur.
“Unë do t’ju them se çfarë i them kur të flas me të,” thotë ai, ka raportuar BBC.

I pyetur nëse ishte e mundur të shmangej një konflikt rajonal, ai përgjigjet: “Duhet të jetë. Vërtet duhet shmangur”.

MARKETING