Biden ia huq gjatë vizitës në qytetin e shkatërruar nga tornadoja, në vend se t’i thotë Rolling Fork e ngatërron me Rolling Stone

Biden ia huq gjatë vizitës në qytetin e shkatërruar nga tornadoja, në vend se t’i thotë Rolling Fork e ngatërron me Rolling Stone

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë sërish një lapsus, kur dy herë gabimisht e quajti qytetin Rolling Fork në Mississippi që është goditur nga tornadoja shkatërruese.

Biden ishte me gruan në këtë qytet, pasi ishte goditur nga moti i ligë, ku si pasojë humbën jetën të paktën 26 persona, transmeton Telegrafi.

E derisa i drejtohej të pranishmëve, ai pavetëdije e tha se gjendet në Rolling Stone, duke iu referuar kështu rok bendit legjendar në vend se ta thotë Rolling Fork.

“Po bëjnë të pamundurën që të kenë vend për të fjetur, ushqim dhe do t’ju ndihmojë ta rindërtoni jetën në Rolling Stone. E gjitha kjo ndodhi me vullnetin e Zotit”, tha Biden.

Kështu gjatë adresimit qytetit ia ngatërron emrin me atë të rok bendit legjendar – ku më pas përsërit gafën e njëjtë.
“Qyteti Rolling Stones do të rikthehet dhe do të jemi me ju në çdo hap”, porositi Biden.

MARKETING