Biden i thotë Netanjahut se nuk mund të mbështesë një luftë njëvjeçare në Gaza

Biden i thotë Netanjahut se nuk mund të mbështesë një luftë njëvjeçare në Gaza

Presidenti amerikan, Joe Biden i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut gjatë një bisede telefonike javën e kaluar se nuk do të mbështesë një luftë njëvjeçare në Gaza. Duke cituar dy zyrtarë anonimë amerikanë, raporti pretendon se udhëheqësi amerikan i kërkoi kreut të qeverisë izraelite të përshpejtonte tranzicionin në luftime me intensitet të ulët kundër Hamasit që do të reduktonte dëmin për civilët.

Biden thuhet se i tha Netanyahut se nuk e kuptonte se “cila është strategjia e Izraelit për t’i dhënë fund luftës” dhe i bëri presion që të jepte një përgjigje se “cili është plani për një ditë pas përfundimit të luftës”, raporton timesofisrael.

Në përgjigje të raportit të Wallas, zyra e Netanyahut deklaroi se “kryeministri vlerëson mbështetjen e presidentit amerikan dhe gjatë bisedës ia bëri të qartë se Izraeli është i vendosur të vazhdojë luftën derisa të arrihen të gjitha qëllimet”.

MARKETING