Bexheti reagon për “balancuesin”: Vasalët po iu binden urdhërave të padronit për nënçmimin e shqiptarëve
Deputeti nga radhët e BDI-së Blerim Bexheti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vulosi shfuqizimin e mekanizmit të balancuesit.
“Sot është ditë e rëndë për shqiptarët dhe gjithë komunitetet tjera në RMV, pasi që drejtësia në vend u godit rëndë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese me shfuqizimin e “balanserit” si mjet që mundësonte përfaqësimin e drejtë dhe adekuat për shqiptarët në vend”, ka shkruar Bexheti.
Ai ka vlerërsuar se tash e tutje shqiptarët do të ndjehen si qytetarë të papërfaqësuar, falë politikave të vasalëve nga radhët e VLEN-it, siç i ka quajtuar ai, të cilët iu bindën urdhrave të padronit të tyre për t’i nënçmuar shqiptarët.