Bexheti: BDI po rritet, ndërsa VLEN po humb mbështetje

Bexheti: BDI po rritet, ndërsa VLEN po humb mbështetje

Deputeti i Blerim Bexheti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi se partia e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim, është në rritje e sipër, ndërsa kundërshtari politik, grupimi VLEN, po regjistron rënie të mbështetjes.

“Ne diskutuam në këtë studio pas zgjedhjeve lokale për inxhinjeringun zgjedhor. Dëshmia e kontinuitetit të qëndrimeve dhe politikave tona është se BDI po rritet në çdo hulumtim dhe matje të opinionit të kryera nga organe relevante, jo të porositura nga partia jonë. Ndërkohë, dy muaj pas zgjedhjeve, VLEN ka një rënie të mbështetjes. Kjo është një dëshmi e konstancës tonë politike,” deklaroi Bexheti. /SHENJA/

MARKETING