Besir Alili mëson emrin e kundërshtarit në luftën për medaljen e bronzit në Evropianin U23

Besir Alili do të përballet me turkun Tolga Azbek, në garën për medaljen e bronzit në kuadër të Kampionatit Evropian U23, i cili aktualisht po zhvillohet në Tiranë. Reprezentuesi i Maqedonisë, ishte afër finales në kategorinë deri më 61 kg, duke humbur sfidën e gjysmëfinales ndaj mundësit nga Azarbejxhani, Jehun Allahverdijev me rezultat të ngusht 5-4. Në këtë ecuri shënoi fitore ndaj bullgarit Denis Naim me 7-2 dhe në çerefinale mundi Ivan Hramuka me 6-5.
Në kategorinë deri më 57 kg, Shtefan Sterjov pësoi disfatë 10-0 nga Lev Pavlov, i cili shkoi deri në fund këtij kompeticioni, duke tërhejkur mundësinë e Maqedonisë në repasazh. Mirëpo edhe aty Sterjov nuk arriti që të arkëtojë asnjë pike, pasi që u mund nga azarbejxhansi Rahman Imanov me 11-0.
Pjesë e ekspeditës së Maqedonisë në Evropianin U23 në Tiranë ishin edhe Muhamed Feruku dhe Rexhep Hajdari, të cilët pësuan disfatë në luftërat e para.