Besimi: Për arrestin shtëpiak të Grubit vendosin prokurorët e lartë, jo Këshilli i Prokurorëve Publikë
Në sistemin gjyqësor ekziston hierarki dhe për këtë rast ka prokuror të lartë publik, i cili i ndjek lëndët konkrete, ndërsa pastaj edhe republikan – deklaroi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Besimi, sot, në lidhje me thirrjen e djeshme të ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, Këshilli i Prokurorëve dhe Këshilli Gjyqësor të konfirmojnë se ka bazë për përgjegjësi te gjykatësi dhe te prokurori publik për arrestin shtëpiak të ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi.
Besimi para fillimit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë në pyetjen nëse do të debatojnë për arrestin shtëpiak të Grubit, tha se ata mund të debatojnë, por megjithatë ka prokuror të lartë publik, i cili punon në lëndë konkrete dhe shtoi se ata punojnë sipas ankesave.
“Dëgjova nga mediat për thirrjet, por kompetencat e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë janë të ndryshme, kështu që mund të debatojmë, por prokurorët republikanë dhe të lartë vendosin për këtë, kështu që atje ka një hierarki”, tha ai.
Në pyetjen e gazetarëve sa e shpeshtë është praktika e prokurorëve të caktojnë masën e arrestit shtëpiak që kërkohet me urdhërarrest ndërkombëtar dhe nëse ajo nuk shkurtohet me rregulla dhe norma të caktuara, Besimi u përgjigj se ai është qëndrim i Prokurorisë, i cila e ka marrë vendimin, dhe ai si kryetar i Këshillit nuk mund të thotë asgjë në lidhje me këtë.
Për thirrjen e Fillkovit për ata që morën pjesë në procesin e marrjes së vendimeve për arrest shtëpiak, tha se ai është qëndrim i ministrit, por mendon se vlerëson se nuk është në rregull thirrja e tillë me emër dhe mbiemër dhe se çdo lëndë duhet të shihet ndaras.
Ministri i Drejtësisë dje u bëri thirrje publikisht të gjithë atyre që janë përgjegjës për vendosjen e arrestit shtëpiak ndaj ish-zëvendëskryeministrit Grubi, duke theksuar se përgjegjësia për një vendim të tillë duhet të gjendet me emër dhe mbiemër. Ai i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë që urgjentisht të thërrasin seanca, ta shqyrtojnë këtë rast dhe të përcaktojnë nëse ka bazë për përgjegjësi nga ana e gjykatësit dhe prokurorit publik. Fillkov kërkoi sqarime nga prokurori publik Daniel Kocev, kryetari i prokurorisë, Anel Fidoski dhe gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, Marin Stanevski.
Në lidhje me kërkesën e sotme të Shoqatës së Prokurorëve Publikë dërguar Kuvendit nga mbledhja e sotme t’i tërheqë ndryshimet ligjore për pagat e prokurorëve, me të cilat propozohet ndryshimi i koeficienteve në mënyrë që do të parandalohet, siç bëhet e ditur në propozim-ligjin, rritja joproporcionale e pagave të tyre, Besimi tha se e mbështesin kërkesën.
“Nuk duhet të ngecim dhe besoj se pagat, si për të tjerët, duhet të rriten në përputhje me ligjin. Kjo çështje aktualizohet çdo vit, me çka përqindja e harmonizimit zvogëlohet. Si Këshill, duhet t’i mbështesim prokurorët publikë”, tha Besimi.
Në rend të ditës së seancës së sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë ishte vendimi për përcaktimin e numrit të vendeve të lira të punës për prokurorë publikë në prokuroritë themelore publike për dy vitet e ardhshme, shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor për punën e Këshillit për vitin 2025, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i llogarisë përfundimtare të Këshillit.

