Beşiktaş me sytë nga Tetova, Florent Osmani në fokus

Beşiktaş me sytë nga Tetova, Florent Osmani në fokus

Beşiktaş ka nisur punën për sezonin e ri dhe vëmendja e klubit nga Stambolli po shkon gjithnjë e më shumë drejt talenteve të rinj. Presidenti Serdal Adalı ka vendosur që gjeneratat e reja të kenë prioritet, dhe këtë herë, shikimi i “Kara Kartal” është kthyer drejt Maqedonisë së Veriut.

MARKETING

Sipas burimeve, Beşiktaş është i interesuar për Florent Osmanin, anëtar i përfaqësueseve U16 dhe U17 të Maqedonisë së Veriut dhe pjesë e KF Shkëndijës. Sipas Fanatik.com.tr klubi turk i ka dërguar ftesë zyrtare Shkëndijës për të testuar nga afër lojtarin dhe për të konkretizuar transferimin në ditët në vijim.

Djaloshi nga Raveni i Gostivarit, Florent Osmani është një mesfushor teknik, që zotëron aftësinë e rrallë për të luajtur me të dyja këmbët, një profil që ngjall interes edhe nga klube në Portugali dhe Itali, të cilat po ashtu ndjekin zhvillimin e tij me vëmendje.

Burimi i lajmit: https://www.fanatik.com.tr/besiktas/besiktasta-genc-rotasyonu-2582217

MARKETING