Besa fiton Strugën, mposhten Shkupi e Gostivari

Besa e Dobërdollit ka mundur 3:2 Struga Trim Lum në ndeshjen më interesante të xhiros së 24-të në elitë. Golat e fitores për Besën u shënuan nga Shefiti, Neziri e Selmani, ndërsa finalizimet e Ukpa dhe Malevski për Strugën nuk mjaftuan për të evituar disfatën. FC Shkupi vazhdon ecurinë e rezultateve negative në kampionat, teksa sot u mposht nga Pelisteri me rezultatin 1:0. Goli i cili i dha fitoren ekipit të Pelisterit u shënua nga Ristevski në pjesën e dytë.
Në ndeshjet tjera Gostivari u mposht nga Tikveshi me rezultatin 2:1, Voska Sporti u mund nga Rabotniçki me shifrat 0:1, ndërsa Sileksi triumfoi ndaj Brera Strumicës me rezultatin 2:0/SHENJA/