Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot ka mbyllur xhiron e 26-të për këtë fundjavë. Duelin shqiptar e fitoi Besa e Dobërdollit që triumfoi përballë Gostivarit me rezultat 2:1. Selmani dhe Shefiti ishin autor të golave për Besën, teksa për Gostivarin shënoi Kalanoski. Fitore ka marrë edhe Shkëndija, ku në Kavadar mundi Tikveshin me golin e vetëm të Latifit. Ndërkohë Voska Sport është mundur në shtëpi me përmbysje nga Sileksi me shifrat 1:2. Skuadra e Shkupit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Rabotniçkit, teksa Vardari mposhti Brerën me rezultat 2:0.

MARKETING