Besa e Dobërdollit prezanton Bashkim Velijan

Besa e Dobërdollit prezanton Bashkim Velijan

Bashkim Velija është emri i radhës që transferohet te skuadra e Besës së Dobërdollit.

Mbrojtësi është prezantuar sot nga ana e klubit, ku ka firmosur edhe kontratën me drejtuesit e Besës. Bashkim Velija sezonet e fundit ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ku regjistron 50 ndeshje në total.

Ai më herët ka luajtur edhe për Renovën si dhe për Laçin ne Shqipëri.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Besa zyrtarizoi edhe afrimin e talentit 16 vjeçar, Admir Latifi, të cilin e merr nga radhët e Makedonija Gjorçe Petrovit.

Deri më tani, Besa e Dobërdollit ka afruar emra si Goran Siljanovski, Mexhit Neziri dhe Kostadin Zahov.

MARKETING