Besa Dobërdollit mposht Struga Trim Lum në miqësoren gjenerale para rifillimit të sezonit
![Besa Dobërdollit mposht Struga Trim Lum në miqësoren gjenerale para rifillimit të sezonit](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2025/02/IMG_4528.jpeg)
Besa e Dobërdollit ka fituar testin e fundit para nisjes së gjysmësezonit pranveror, duke mposhtur Struga Trim Lum me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja miqësore u zhvillua në Kërçovë dhe u shërbeu të dy skuadrave si provë gjenerale për rifillimin e kampionatit fundjavën e ardhshme.
Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 18-të nga Shefit Shefiti, duke i dhënë Besës një fitore me peshë në aspektin moral para sfidave zyrtare.
Struga, kampione në fuqi e Maqedonisë së Veriut, e përdori këtë miqësore për të testuar gjendjen e ekipit, ndërsa Besa konfirmoi formën e mirë dhe gatishmërinë për pjesën e dytë të sezonit.