Besa Dobërdoll ndahet me Babunskin pa nisur bashkëpunimin
Paqartësi te KF Besa Dobërdoll para startit të përgatitjeve dimërore. Boban Babunski, i cili u emërua trajner i skuadrës gjatë pushimit dimëror, nuk do të marrë përsipër drejtimin e ekipit.
Në një njoftim zyrtar, klubi sqaroi se bashkëpunimi me Babunskin është ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve dhe ndryshimit të qëndrimit nga ana e trajnerit lidhur me kushtet e dakorduara më parë.
KF Besa ka konfirmuar se faza përgatitore do të nisë më 10 janar 2025, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të jetë emri që do të drejtojë ekipin në sezonin pranveror.
Për çdo zhvillim të ri, klubi ka siguruar tifozët se do të informohen përmes kanaleve zyrtare.