Berisha: Rama u premtoi shqiptarëve rrogën e 13, ua mori edhe rrogën e 12-të
Kreu i PD Sali Berisha ishte sot në Dropull nga ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Thanas Maneka.
Berisha u shpreh se qeveria ngriu rrogat për 10 vite, kurse cmimet u rritën pa ndalim.
“Në vitin 2012-2013 kam ardhur këtu dhe biznesmenët tuaj të shkëlqyer, njerëz të suksesit, njerëz me kontribute të mëdha në ekonominë e mëdha të Dropullit dhe të vendit, më kërkuan mua zgjidhjen e problemit të energjisë. Natyrisht zgjidhja donte një investim dhe kjo ishte unaza e jugut.
Unaza e jugut është ndërtuar, por zgjidhja nuk është bërë. Nuk ka sjellë linjat e tensionit që i duhen industrisë së kësaj zone.
Për të ua ilustruar pak më tutje. Në vitin 2012 inauguruam ujësjellësin e Tepelenës, i cili kishte ujë për 24 për Tepelenë. Natyrisht ajo ishte faza që sollën ujin në qytet, por tani për tu bërë realitet, duhej bërë investimi në tubacione në pallate dhe brenda në qytet. Aty ku e lamë, aty e gjeta ditën e premte. Përsëri Tepelena pa ujë. Monizmi e ndalon dhe kohën. Po pse, sepse nuk përfill qytetarin, nuk përfill interesat e tij.