Berat Jakupi fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik
Kampioni i Maqedonisë së Veriut në karate, Berat Jakupi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik për senior që po mbahet në Tiranë. Jakupi në finale u mund nga Gjorge Teshanoviq, ndërsa deri te medalje e argjendtë arriti, duke fituar përballë sllovenit Jan Bezoqnik, boshnjakut Anes Bostanxhiq, kosovarit Benjamin Shabanit dhe serbit Bogdan Trikos. Sfida e radhës për Berat Jakupin do të jetë Kampionati Botëror që do të mbahet në fund të muajit nëntor në Budapest. Medalje të argjendtë nga Maqedonia e Veriut në Kampionatin Ballkanik në Tiranë fituan edhe Emil Pavllov dhe ekipi i meshkujve, ndërsa Petar Zaborski dhe Faik Veseli u stolisën me medalje të bronzta. Kujtojmë se në këtë event, morën pjesë karateist nga 12 vende ballkanike.