Beqiri: BDI nuk e trajtoi çështjen e gjuhës në jurisprudencë për dy dekada
MARKETING
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar publikisht lidhur me debatin për gjuhën në të cilën zhvillohet provimi i jurisprudencës, duke drejtuar kritika ndaj BDI-së për mosveprim ndër vite.
Përmes një postimi në Facebook, Beqiri parashtroi disa pyetje publike, duke vënë në fokus periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2024, kur sipas tij, funksionarët e BDI-së kanë qenë pjesë e institucioneve dhe proceseve shtetërore.
“Pyetje publike:
– Në cilën gjuhë e kanë dhënë provimin e jurisprudencës të gjithë funksionarët e BDI-së që janë futur në provim nga viti 2002 deri në vitin 2024?!
– Në cilën gjuhë mbahej provimi i jurisprudencës gjatë 20 viteve kur ministra të drejtësisë ishin shqiptarë të BDI-së?!
Përgjigje publike:
– Provimi i jurisprudencës gjithmonë është mbajtur në gjuhën maqedone, të gjithë funksionarët e BDI-së e kanë dhënë provimin në maqedonisht, dhe asnjëri ministër shqiptar i drejtësisë nga rradhët e BDI-së asnjëherë nuk e ngriti nevojën për ta zgjidhur këtë çështje!
Kaosi i problemeve të trashëguara nga keqqeverisja juaj është i madh. Ne do t’i zgjidhim një nga një”, ka shkraur Beqiri.

