Bellingham dhe Kane nderojnë Anglinë ndaj Sllovakisë, “Tre Luanët” në çerekfinale

Bellingham dhe Kane nderojnë Anglinë ndaj Sllovakisë, “Tre Luanët” në çerekfinale

Anglia ishte një minutë larg mbylljes me me turp aventurës në Euro 2024, por në limitet e ndeshjes, britanikët barazuan ndeshjen ndaj Sllovakisë dhe në fund fituan pas kohës shtesë me rezultatin 2-1. Sllovakët kishin kaluar në avantazh prej minutës së 25 me anë të Ivan Schranz. “Tre Luanët”, provuan gjithçka deri në minutën e 95 teksa u dalën më herët edhe nga shtylla pas një goditje të Declan Rice.

Mirëpo, u desh një roveshatë e Jude Bellingham që Anglia të mbetej pjesë e këtij Europiani duke e dërguar kështu ndeshjen në kohën shtesë. Të entuziazmuar në maksimum nga goli në fundin e lojës, britanikët shënuan menjëherë edhe golin e përmbysjes në fillimin e pjesës së parë të kohës shtesë. Harry Kane u gjend i lirë në zonë dhe me gjithë kuadratin e portës në dispozicion, nuk mund të gabonte.

Në pjesën e dytë shtesë, Anglia menaxhoi më së miri avantazhin dhe pavarësisht vuajtjes, ia doli të kualifikohej për në çerekfinale aty ku do të përballet me Zvicrën. Sakaq, përfundon në 1/8-tat aventura e Sllovakisë në Euro 2024 që gjithsesi la shenjë sidomos pas kësaj sfide me Anglinë.

MARKETING