Belgjikë, kapet personi që tentoi të hyjë me thi’kë në rezidencën e kryeministrisë
Është kapur agresori i cili me thikë tentoi të hynte në rezidencën zyrtare të kryeministrit belg Alexander De Croo, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në X, De Croo njoftoi se një person me thikë tentoi të hynte në rezidencën kryeministrore dhe se ai u kap si rezultat i ndërhyrjes efektive të policisë.
Ai tha se në këtë incident nuk u lëndua askush dhe se ngjarja po hetohet.
De Croo dha dorëheqje pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 9 qershor në Belgjikë. Ai vazhdon të ushtrojë detyrën e kryeministrit deri në formimin e qeverisë së re.