Belgjikë, arrestohen 8 persona të dyshuar për organizim të sulmit terrorist

Belgjikë, arrestohen 8 persona të dyshuar për organizim të sulmit terrorist

Policia belge arrestoi tetë persona të dyshuar për organizim të sulmit terrorist, raporton Anadolu.

Zyra e Prokurorisë Federale belge deklaroi se ekipet e policisë kryen bastisje në orët e hershme të mëngjesit në kryeqytetin Bruksel dhe në afërsi të Antwerp, qyteti i dytë më i madh në Belgjikë.

Pesë persona u arrestuan në bastisjet në Antwerp dhe zonat përreth, dhe se dy të arrestuarit po përgatiteshin për një sulm terrorist në Belgjikë.

Policia ka ndaluar edhe tre persona në aksionet në Bruksel, ndërsa theksohet se këta persona dyshohen edhe për përgatitje të një sulmi terrorist.

MARKETING